Një pinguin i bardhë me leucizëm është parë në akujt e Antarktidës kiliane në ditët e para të janarit.
Pinguini femër i llojit Gentoo (Pygoscelis papua) që zakonisht dallohet nga puplat e bardha e të zeza dhe një njollë të bardhë në kokë, është kryesisht i bardhë për shkak të leucizmit.
Sipas veterinerit Diego Penaloza, leucizmi është një sindromë gjenetike që shkaktohet nga humbja e pjesshme e pigmentit në gëzofin apo puplat e kafshëve, por jo të ngjyrës së syrit siç ndodh te kafshët albine.
Eksperti shtoi që leucizmi, i cili është i rrallë, është vënë re në specie të tjera dhe mund t’i bëjë të jenë më të ekspozuara ndaj grabitqarëve.