Sport Roma shkarkon Mourinhon

Roma shkarkon Mourinhon

Trajneri i Romës, Jose Mourinho është shkarkuar nga detyra me vendim të bordit drejtues të skuadrës italiane.

Humbja ndaj Milanit në “San Siro” ishte goditje fatale për teknikun portugez.

“AS Roma njofton se Jose Mourinho dhe stafi i tij teknik do të largohen nga klubi menjëherë. Falenderojmë Jose në emër të të gjithë ekipit të Romës për përkushtimin që ka treguar. Do të kemi gjithmonë kujtime të mira për drejtimin e tij, por besojmë se është në interesin më të mirë të klubit dhe e nevojshme një ndryshim i menjëhershëm”, thuhet në deklaratën e skuadrës së Roma.

Klubi bëri të ditur se do të njoftojë në vijim për ndryshimet e reja që pritet të ndodhin dhe kush do të marrë drejtimin e skuadrës.