Aktualitet Në kërkim prej dy vitesh, arrestohet 33-vjeçari në Sharrë

Në kërkim prej dy vitesh, arrestohet 33-vjeçari në Sharrë

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia, pasi është lokalizuar në zonën e Sharrës.

Roland Lamuça rezulton i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve.

“U lokalizua në Sharrë, u kap dhe vu në pranga shtetasi Roland Lamuça, 33 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Në vitin 2022, ky shtetas është kapur në Sharrë, nga shërbimet e Policisë me doza kokaine si dhe ka kultivuar kanabis, po në këtë zonë.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.