“Faleminderit trajner, të duam shumë. Tirana është përgjithmonë”. Këto janë mesazhet dhe fjalët e disa tifozëve verdhekuq që kanë bërë Jose Mourinho të përlotej në daljen nga Trigoria. Verdhekuqtë nuk e harrojnë trofeun e Conference League të fituar në kryeqytetin tonë dhe sapo kishin marrë lajmin për shkarkimin e Mourinho, kishin dalë për ta përshëndetur. Special One, dukshëm i emocionuar, arriti vetëm të përgjigjej: “Faleminderit djema”.
🚨 VIDEO https://t.co/VdiktdtZ9x | JOSÈ #MOURINHO ESCE DA TRIGORIA E SI FERMA CON I TIFOSI DELLA #ROMA!
IL MISTER EMOZIONATISSIMO SI BATTE IL CUORE❤️🐺 pic.twitter.com/O2mpjxA8td— calciomercato.it (@calciomercatoit) January 16, 2024
Pas rreth dy vitesh e gjysmë, aventura e portugezit Mourinho në pankinën e Romës mori fund. Dy finale europiane (Conference League dhe Europa League), një trofe i fituar (Conference në Tiranë) dhe një entuziazëm të madh të rikthyer në ambientin verdhekuq. Romanët në fakt janë të ndarë. Nga njëra anë janë mbështetësit e shkarkimit të Special One, për shkak të një paraqitjeje të papranueshme të skuadrës. Nga ana tjetër janë mbështetësit e Mourinho, që identifikojnë te lojtarët dhe klubi përgjegjësit kryesor për periudhën negative.
Në Trigoria në fakt u përjetua një situatë surreale. Fushat sportive ishin bosh, me gjithë vëmendjen të mbledhur te portat. Furgona të ndryshëm policie u vendosën në hyrje të qendrës sportive dhe mediat me kamera në supe ishin gati për të kapur çdo lëvizje brenda.