Në kuadër të operacionit policor të koduar “Threat 2” është vënë në pranga 45-vjeçari me iniciale G.G., i cili kishte përndjekur për një kohë të gjatë një 23-vjeçare duke i hapur asaj profile false në rrjetet sociale.
Policia njofton se në profilet false të rrjeteve sociale, 45-vjeçari shpërndante përmbajtje denigruese për të renë.
Sipas uniformave blu, ai kishte përndjekur 23-vjeçaren online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve.
Kallëzimi për rastin në fjalë është bërë nga vetë 23-vjeçarja.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.