Policia ka arrestuar 37-vjeçarin me inicialet A. L. pasi kishte përshtatur banesën që kishte në përdorim për kultivimin e lëndëve narkotike.
Ndërkohë bëhet e ditur se pronari i banesës, 37 vjeçari me inicialet M. B, është shpallur në kërkim.
Sipas asaj që njofton policia në ambientet e kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar, 411 pajisje të ndryshme elektrike që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe 10 bidonë me substanca kimike për bimët.
Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe doza kanabisi, municion luftarak dhe një kallëp lënde plasëse (tritol) me kapsollë detonatore të vendosur dhe fitil zjarrpërcjellës të montuar.
Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër, pasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, që dyshohet se ia kishte blerë 37-vjeçarit të arrestuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.