Politika Berisha sulmon kreun e SPAK: Çfarë dallimi ka nga i penduari i...

Berisha sulmon kreun e SPAK: Çfarë dallimi ka nga i penduari i drejtësisë? Altin Dumani është një fanatik i partisë

Nga dritarja e banesës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha ka pyetur mbështetësit e tyre se çfarë dallimi ka kreu i SPAK, Altin Dumani me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin. E duket se përgjigjen e tij për këtë pyetje e kishte gati, pasi vijoi duke akuzuar kreun e SPAK-ut, të cilit ju referua me fjalët  “fanatik që për moral ka partinë dhe korrupsionin politik”.

Sali Berisha: Do të ju pyes unë ju, çfarë dallimi ka Nuredini, Dumani me Altin Dumanin. Nuredini është një serial killer, por i penduar, ndërsa Altini i shet dosjen me horrat e tij në Skapin e partisë. Dosjen e pendesës.

Çfarë dallimi ka Altini nga ai i cili ka vjedhur me firmën e tij jo 10, por mbi 130 mln Euro mbi djegësin e Tiranës, pra Rama e Veliaj që janë zhdukur pa nam e nishan. Kurse ky përdor pushtetin si kriminel i vërtetë për të shpallur amnistinë e tyre.  Çfarë është ky  mercenar i cili me urdhër të Lindës, Linda Ramës, Lindës së Surrelit, prish dosjen dhe e shpall në ‘arrest’ Arben Ahmetajn. 

Në një kohë kur burri i Lindës kishte firmosur procedurën antiligjore.  Burri i Lindës që urdhëronte arrestimin e Ahmetaj, kishte përmbysur strategjinë ekzistuese për trajtimin e mbetjeve dhe kishte vendosur strategjinë e djegësave. Në një kohë kur burri i Lindës që urdhëronte skapistin Damani, për arrestimin e Arben Ahmetaj, kishte firmosur procedurën me negociata të mbyllura antiligjore, kishte urdhëruar firmosjen e 17 dokumenteve në 24 orë, në një kohë kur kishte firmosur bonusin me 8 pikë për vjedhjen e shekullit për sipërmarrjen që ekzistonte vetëm në mendjen e tij dhe të Erion Veliajt. Atyre që besojnë te Dumani, që përligj kushtetutë dhe moral, ka statutin e partisë që është i korruptuar nga koka te këmbët, atyre u them, besimin nuk mund të jetë kurrë i verbër se Dumani është një fanatik që për moral ka partinë, korrupsionin politik.