Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari është shpallur fajtor për fshehjen e pasurisë dhe është dënuar me një vit burg.
Ai nuk rrezikon të shkoje në qeli, pasi gjykata i pezulloi dënimin me burg dhe Hajdari u dënua me 2 vite shërbim prove.
SPAK e akuzoi atë se nuk ka deklaruar të ardhurat nga puna si avokat, duke e ngarkuar me përgjegjësi penale për fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë të saj.
Hajdari është anëtari i dytë i KPA-së, institucionit më të lartë të procesit të vetingut që gjykohet nga Gjykata e Posaçme dhe vijon i pezulluar që prej shkurtit të këtij viti.
Më herët, dy shkallë të Gjyqësorit gjetën fajtor Luan Dacin për falsifikim dokumentesh, teksa beteja e tij vijon ende në Gjykatën e Lartë ku kërkon pafajësi.