Aktualitet I dënuar për prostitucion në Itali, arrestohet në Rinas 41-vjeçari me 5...

I dënuar për prostitucion në Itali, arrestohet në Rinas 41-vjeçari me 5 emra

Një person i dënuar për prostitucion në Itali është arrestuar nga policia në Rinas, teksa po tentonte të hynte në vend.

Në kuadër të operacionit të koduar “Identitetet”, falë bashkëpunimit me partnerët italianë, u bë i mundur arrestimi i shqiptarit me 5 emra Auron Hashani alias Auron Samurri alias Auron Ajdinaj alias Avni Ajdinaj alias Elvis Ajdinaj.

41-vjeçari është dënuar me 4 vjet burgim si pjesë e një grupi kriminal që shfrytëzonte shtetase të huaja për prostitucion, aktivitet i paligjshëm ky i zhvilluar gjatë viteve 2008-2012 në Milano.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku i duhet të vuajë dhe 3 vjet, 11 muaj e 11 ditë burgim.