Aktualitet Arrestohen dy trajnerët në Sarandë, rrahën me grushte futbollistin e tyre

Arrestohen dy trajnerët në Sarandë, rrahën me grushte futbollistin e tyre

Një ngjarje e turpshme ndodhi gjatë miqësores Butrinti-Memaliaj. Takim ku lojtari i skuadrës sarandiote, Albi Selimaj, u përball me grushtet e trajnerit të tij Neritan Novi.

21-vjeçari ka përfunduar në spital, aty ku ndodhet ende, ndërkohë që trajneri Novi dhe përgatitësi atletik i Butrintit janë arrestuar nga policia.

“Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim”, sqaron policia.

Trajnerët Neritan Novi dhe Dhiogjen Muço e kanë goditur futbollistin e tyre në dhomat e zhveshjes, për shkak të performancës së tij të dobët në fushë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.