Sport Barcelona dëshiron rikthimin e Luis Enriques

Barcelona dëshiron rikthimin e Luis Enriques

Largimi i Xavi Hernandez nga Barcelona, është pasuar me reagimin e lojtarëve për trajnerin e ardhshëm.

Preferenca e tyre vijon të jetë Luis Enrique, trainer i cili fitoi shumë trofe të rëndësishëm në të kaluarën, përfshirë edhe Champions Leaguen.

Sigurisht, nuk do të jetë aspak e lehtë por qëndrimi i tyre mund ti shërbejë Joan Laportas për t’ia vënë sa më shpejt të jetë e mundur pikën kësaj historie.

Megjithatë, ‘Lucho’ e përfundon kontratën me Paris St Germain në 2025-ën, fakt që thekson një lloj pengese në lidhje me arritjen e objektivit.

Për sa i përket trajnerit 53 vjeçar, duhet shtuar se gjithmonë e ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në ‘Camp Nou‘, skuadër tek e cila i tregoi vlerat në të kaluarën.

Tek ‘Les Pariziens’, Luis Enrique po zhvillon një eksperiencë shumë të mirë, nën drejtimin e të cilit fituan Superkupën e Francës, vijojnë të kryesojnë në Ligue 1 dhe i presin dy sfida të ndërlikuara me Real Sociedadin në turin e 1/8-tave të Champions Leagues.