Zhdukja tragjike dhe misterioze e aviatores novatore, Amelia Earhart, gjatë fluturimit mbi Oqeanin Paqësor ka befasuar botën për gati 87 vjet, duke nxitur hetime dhe ekspedita të panumërta për të gjetur përgjigje mbi atë që i ndodhi pilotes së dashur.
Deep Sea Vision, një ekip eksplorimi nga Karolina e Jugut në Shtetet e Bashkuara, pretendon se ka identifikuar mbetjet e avionit më të famshëm në historinë e aviacionit amerikan, ai me të cilin Amelia Earhart, së bashku me Fred Noonan dhe 10 pasagjerë u zhduk papritur më 2 korrik 1937.
Deep Sea Vision përdori një dron nënujor për të kërkuar më shumë se 5200 kilometra katrorë të Oqeanit Paqësor nga shtatori deri në dhjetor 2023 derisa, më 27 janar, ekipi i eksplorimit ndau imazhet e sonarit në Instagram të asaj që “duket të jetë Lockheed 10-E Electra e Earhart.
Një gërmadhë e mbytur në pothuajse 5000 metra thellësi dhe e vendosur më pak se 160 kilometra nga ishulli Howland, midis Australisë dhe Havait, pikërisht ishullit që Amelia dhe Noonan po përpiqeshin të arrinin për të furnizuar me karburant.
“Disa njerëz e quajnë atë një nga misteret më të mëdha të të gjitha kohërave, unë mendoj se në të vërtetë është misteri më i madh i të gjitha kohërave”, tha CEO i kompanisë Tony Romeo, një pilot dhe ish-oficer i inteligjencës së Forcave Ajrore të SHBA-së. “Ne kemi një mundësi për të mbyllur një nga historitë më të mëdha amerikane ndonjëherë.”
Ai tha se po kërkon imazhe të reja, për të vërtetuar me siguri se kjo rrënojë në të vërtetë i përket Amelia Earhart.
Ka pasur shumë përpjekje për të zbardhur misterin e zhdukjes së saj, duke filluar nga kërkimi në atë kohë, i cili zgjati gati dy vjet dhe më pas ajo u shpall e vdekur.
Në vitet në vijim, shumë hipoteza të tjera, madje edhe ato surreale, por më të njohurat ishin se avioni ishte rrëzuar në det, ndërsa Earhart dhe Noolan po përpiqeshin të shkonin në ishullin Howland në kërkim të karburantit; ose, se ata ishin përpjekur të zbarkonin në një ishull tjetër më të afërt, ku më pas vdiqën.