Bota Sulmi ajror i SHBA-së, Iraku paralajmëron për pasoja katastrofike për rajonin

Sulmi ajror i SHBA-së, Iraku paralajmëron për pasoja katastrofike për rajonin

Iraku ka thirrur ambasadorin amerikan pas sulmeve të sotme ajrore. Raportohet se Ministri i Jashtëm i Iranit ka thirrur të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad për t’i dorëzuar një memorandum zyrtar proteste mbi sulmet ajrore të cilat nisën gjatë natës.

Irani, sulmet i ka konsideruar si shkelje të sovranitetit të vendit dhe paralajmëroi pasoja katastrofike për rajonin. Deklaratat i bëri Yahya Rasool, zëdhënës i kryeministrit të vendit.

SHBA hakmerret për sulmin me dron në Jordani, godet 85 objektiva në Irak dhe Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën të premten një sulm madhor ndaj një sërë objektivash nëpër Irak dhe Siri. Sulmet erdhën si kundërpërgjigje ndaj sulmit me dron që u bë muajin e shkuar në Jordani.

SHBA i cilësoi sulmet “të suksesshme”, ndërsa për pasojë mbetën të vrarë të paktën 16 persona, përfshirë civilë, dhe plagosën 25 të tjerë, sipas të dhënave të qeverisë.

Ndërkohë ushtria siriane tha se sulmet vranë civilë dhe personel ushtarak dhe shkaktuan “dëme të konsiderueshme”.