Një 56-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 4 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni.
Sipas bluve, atij i kanë mbetur dhe 2 vite burg për t’i kryer në vendin tonë.
“Kapet dhe vihet në pranga një 56-vjeçar i dënuar nga autoritetet në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin: Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, 56 vjeç, banues në Elbasan. Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, për dënimin e këtij shtetasi, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga ky dënim, 56-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer në vendin tonë, 2 vjet burgim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.