Në Paris u hodh shorti për edicionin e katërt të Nations League. Shqipëria ishte në vazon e tretë të Ligës B, së bashku me Slloveninë dhe Irlandën dhe Malin e Zi.
Goglat i dërguan kuqezinjtë në Grupin 1, aty ku kuqezinjtë do të përballen sërish me Republikën e Çekisë, një kundërshtar që e njohim mirë pas dy ndeshjeve në kualifikueset e Euro 2024. Ndërkohë, pjesë e këtij grupi janë edhe Ukraina me Gjeorgjinë.
Sakaq, në Ligën C gjendet Kosova me Dardanët që mund të konsiderohen me fat. Shorti iu rezervoi sërish një përballje me Rumaninë pas sfidave për kualifikueset e Euro 2024, ndërsa pjesë e hrupit të dytë janë edhe Qipro e njëra mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.