Shkodra është tronditur mbrëmjen e sotme si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen “10 Korriku”.
Policia njofton se është qëlluar me armë zjarri drejt një makine në pronësi të shtetasit, Selami Brahimi, e cila ka qenë e parkuar. Në momentin që ai ka tentuar të hyjë në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë, ka mbetur i plagosur.
Në drejtim të tij është qëlluar disa herë, pasi pothuajse në të gjithë mjetin ka shenja të armës së zjarrit, kryesisht në pjesën e prapme të automjetit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.