Ka kaluar pothuajse një muaj nga shkarkimi i Josè Mourinhos, por portugezi ka ende fjalë për të shpenzuar për Romën: “Kujtimet e karrierës sime janë të shumta, të mira dhe të këqija. Nëse më duhet të zgjedh një, ndoshta them kujtimi i fundit.
Nuk është trofeu më i rëndësishëm që kam fituar, por për dimensionin e gëzimit që ka sjellë zgjedh fitimin e Ligës së Konferencës me Romën. Nëse më duhet të zgjedh, them këtë, por ka pasur shumë gjëra të mira në karrierën time, kaq shumë ndeshje fantastike për t’u mbajtur mend. Është e pamundur të zgjedh një ose dy”.
Ditët e fundit, Mourinho mori pjesë në regjistrimin e disa reklamave për kompaninë “Topps”, kushtuar “Euro 2024”. Bashkë me të ishin edhe disa influencues italianë dhe ndërkombëtarë, mes tyre Ohm, i cili në kanalin e tij publikoi videon e takimit me “Special One”.
Çuditërisht, edhe ndër kujtimet më negative të karrierës, luzitani ka një me verdhekuqtë: “Kam shumë kujtime të këqija, dy gjysmëfinale të Champions League të humbura me penallti, një finale e ‘Europa League’ e humbur me penallti, sepse arbitri kishte vendosur që ne nuk mund të fitonim (ajo kundër Sevilla, sezonin e kaluar). Kam gjithashtu shumë kujtime të tjera të këqija”.
Në fund pati hapësirë për një anekdotë se kush e zuri vendin e tij, Daniele De Rossi: “Do ta kisha marrë De Rossin lojtar tek Interi dhe Real Madridi, por nuk ishte e mundur. Doja gjithashtu Tottin tek Interi, pavarësisht moshës, por nuk ishte e mundur. Të tillë lojtarë dëshironi t’i stërvitni gjatë gjithë karrierës suaj”.