Sistemi shumë i rëndësishëm i rrymave të oqeaneve mund të jetë drejt kolapsit. Kjo sipas një raporti të ri alarmues që paralajmëron për rritjen e nivelit të ujit të oqeaneve dhe kushteve globale të klimës.
Në kemi nisur tashmë që të dëshmojmë temperatura drastikisht të larta në disa rajone dhe drastikisht të ulëta në rajone të tjera.
Duke përdorur sisteme kompjuterike jashtëzakonisht komplekse dhe të shtrenjta, shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë të re për të zbuluar shenjat e hershme të kolapsit të rrymave detare.
Përfundimet e studimit janë botuar në revistën Science Advances.
Rryma AMOC (Atlantic Meridional Overturning Circulation) pjesë e të cilës është edhe ajo që njihet si “Gulf Stream”, funksionon si një rrip transportues gjigant global. Ajo merr ujë të ngrohtë nga tropiku dhe e dërgon në Atlantikun e Veriut, ku uji ftohet, bëhet më i kripur dhe zhytet thellë në oqean, përpara se të përhapet sërish në jug.
Rrymat bartin nxehtësi dhe lëndë ushqyese në zona të ndryshme të globit dhe luajnë një rol jetësor në mbajtjen e klimës së butë në pjesën më të mëdha të Hemisferës Veriore.
Për dekada me radhë, shkencëtarët kanë ngritur alarmin për rëndësinë që ka stabiliteti i këtij qarkullimi pasi ndryshimet klimatike ngrohin oqeanin dhe shkrijnë akullin, duke prishur ekuilibrin e temperaturës dhe kripës që përcakton fuqinë e rrymave.
Ndërsa shumë shkencëtarë besojnë se AMOC do të ngadalësohet nën ndryshimet klimatike dhe madje mund të ndalet, mbetet një pasiguri e madhe se kur dhe sa shpejt mund të ndodhë kjo. AMOC është monitoruar vazhdimisht që nga viti 2004.
Shkencëtarët e dinë, nga ndërtimi i një tabloje të së kaluarës duke përdorur bërthamat e akullit dhe sedimentet e oqeanit, se AMOC ndaloi që qarkulluari mbi 12,000 vjet më parë pas shkrirjes së shpejtë të akullnajave.
Tani ata po përpiqen të gjejnë nëse mund të ndodhë përsëri.
Ajo që ekipi i studiuesve nuk di është se kur mund të ndodhë një kolaps i mundshëm i rrymës kryesore që mban “gjallë” oqeanet e globit. Për këtë, nevojiten më shumë kërkime dhe përfshirja e modeleve që imitojnë ndikimet e ndryshimeve klimatike, të tilla si rritja e niveleve të ndotjes nga ngrohja e planetit, gjë që ky studim nuk e bëri.