Në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Serisë A, Interi mundi Romën me rezultatin 4-2 dhe u ngjit në +7 pikë në renditje mbi Juventusin e vendit të dytë.
Një ndeshje emocionuese dhe spektakolare në Olimpico ku verdhekuqtë e De Rosit nisën fuqishëm, por zikaltërit kaluan të parët në avantazh falë një goditje me kokë të Acerbi në minutën e 17′.
Roma reagoi për të barazuar me një goditje me kokë të Mancinit në të 28′ dhe në minutën e 44-të ktheu ndeshjen me El Shaaraëy.
Por pjesa e dytë nisi vrullshëm për kryesuesit e ligës që dhunshëm gjetën dy herë rrjetën me Thuram.
Francezi barazoi në minutën e 49-të dhe detyroi Angelinon në të 56 minutë që të kryente një autogol.
Pokeri i zikaltërve u mbyll me një gol të shënuar nga Bastoni në minutën e 93′.