Një 27-vjeçare ka humbur tragjikisht jetën në Kamëz.
Policia ka njoftuar se e reja ka rënë nga lartësia e një pallati 5-katësh. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Teuta” rreth orës 23:00.
27-vjeçarja banonte me qira në pallat.
Ajo mori dëmtime të rënda dhe u dërgua në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë.
Policia po heton për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.