Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 40-vjeçare, identiteti i së cilës nuk dihet ende.
40-vjeçarja ka ndërruar jetë pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të rënda.
Po ashtu, në spitalin e Gjirokastrës është transportuar dhe një i ri i plagosur, si dhe dy persona të tjerë kanë marrë gërvishtje të lehta.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.