Fituesi i edicionit të parë të ‘Big Brother Vip’, Ilir Shaqiri duket se është një ndjekës i rregullt i formatit edhe këtë vit dhe madje ka bërë zgjedhjen e tij për banorin më të preferuar.
Në një postim në ‘Instastory’ ai tregoi se po ndiqte nga shtëpia e tij spektaklin e mbrëmjes së djeshme, dhe ka zgjedhur pikërisht momentin kur Lisi, Heidi dhe Romeo u vunë përballë njëri-tjetrit nga nominimi.
Përbi fotos ai shkruan: “Kur s’ke çfarë i bën gomarit dhe i bie samarit”, duke ironizuar, Gracianon për nominimin që bëri nga kutia e Pandorës, si një hakmarrje për Romeon.
Kështu Iliri në një mënyrë ose tjetër na tregoi se në këtë garë mbështet Romeon.