Policia në Durrës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së Halil Kokës, nipit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Dyshohet se 35-vjeçari Ilir Koçilja vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.
Autori i dyshuar u vu në pranga pas kontrolleve në lagjen Nr.11 në Durrës, ndërsa thika me të cilën u krye vrasja është sekuestruar. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, në lagjen Nr. 4 të qytetit bregdetar.
46-vjeçari Halil Koka u godit me thikë dhe më pas humbi jetën gjatë transportimit në spital.