“Mirë se vjen në Shqipëri Blinken”, kështu e ka nisur reagimin në rrjetin social “X”, Ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Në postimin në “X”, Ambasada e SHBA-së ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit Blinken do të takohet me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama si dhe do të marrë pjesë në një aktivitet rinor në Piramidën e Tiranës për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Më tej, thuhet se Sekretari Blinken do të takohet gjithashtu me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe pjesëtarët e Ambasadës.
“Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe pjesëtarët e Ambasadës.”