Pas rasteve të dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të Tik Tok, Theo Bertram në zyrat e kompanisë në Mynih.
Në njoftimin e bërë me dije nga kreu i qeverisë, thuhet se në fokus të takimin ka qenë nevoja për të rritur vigjilencën ndaj dhunës si edhe masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.
“Mynih – Në zyrat e TikTok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social TikTok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan Rama.