Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Mynih është takuar me homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi.
Kreu i qeverisë bën me dije se mes të dyve ka pasur një bashkëbisedim vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta.
Po ashtu, në fokus të diskutimeve ka qenë edhe programi i dy samiteve që do të zhvillohen në fund të shkurtit në Tiranë për Ukrainën si dhe për Planin e Ri ekonomik Europian të Rritjes.
“Mynih – Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim Talat Xhaferri, pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Më herët Rama është takuar në Mynih edhe me zv/presidentin e KE-së, Johannes Hahn.