Aktorja Olta Gixhari pak ditë më parë zbuloi se do të bëhet sërish me një djalë. Prej kohësh ajo kishte shprehur dëshirën për të pasur një vajzë, por duket se planet për të kanë qenë të tjera.
Nisur nga kjo dëshirë e Oltës, një ndjekëse e ka pyetur se çfarë mendoi kur pa që fëmija që po vjen në jetë është sërish djalë meqë donte një vajzë.
“Po vdisja për një gocë, por kohët e fundit fillova ta ndjej që ishte çun. Një vëlla, një shok për Amarin është dhurata më e bukur që i lë djalit përjetë. Do kenë njëri-tjetrin, kjo më gëzon. Ndërsa unë do kem ata”, shprehet Olta.
Aktorja vitin e fundit e ka kaluar më së shumti në Shqipëri, pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP vitin e kaluar.