Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Mynih në kuadër të Konferencës së Sigurisë ka zhvilluar një takim edhe me Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.
“Me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton”, shkruan Rama në një postim në Facebook.
Ndërkohë kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih prej ditës së djeshme, ku po merr pjesë në punimet e Konferencës së Sigurisë. Në ditën e dytë të qëndrimit në Gjermani kreu i qeverisë ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, por edhe politikanë nga vende të tjera.
Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga takimi me Sekretarin Parlamentar të Shtetit Gjerman, Niels Annen, si edhe me kryeministrin e North Rhine-Westphalia, Hendrik Wurst.
Gjatë ditës së parë ai u takua me zv/Presidentin e Komisionit Europian, Johannes Hahn, kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, si dhe zhvilloi një vizitë në zyrat e kompanisë së rrjetit social TikTok.