Në një seancë të zhurmshme dhe që zgjati vetëm 10 minuta, Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar me 77 vota pro marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët.
Ajo që ra në sy ishin 3 votat pro të deputetëve të PDIU-së, për të dy projektligjet që u miratuan.
Në një prononcim pas seancës plenare, Mesila Doda, si pjesë e PDIU-së “justifikoi” vendimin e forcës politike që ajo përfaqëson për të bashkuar votat me mazhorancën, që i dha dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes mes Italisë e Shqipërisë për emigrantët.
“Ne flasim për një shtet mik që na mbështetur gjithnjë në procesin e integrimit dhe gjatë krizave. Marrëveshja do të duhej të mbështetej nga të gjithë. Për çështjen e amnistisë varet nga shtresat që përfitojnë. Parlamenti nuk është për luftë, është të gjejmë ligjet më të mira për vendin. Duhet të kemi mundësinë të japim fjalën tonë. Do të duhet të lexoj draftin pasi nuk kam një përfundimtar”, deklaroi Mesila Doda.