Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për raundin e 16-të të Ligës së Europës.
Tetë fitueset e fazës së grupeve u vunë kundër tetë ekipeve të cilat u kualifikuan nga faza play-of.
Atalanta e Berat Gjimshitit rigjen Sportingun, me të cilin është përballur në fazën e parë.
Sparta Praga e Qazim Laçit dhe Indrit Tucit do të ndeshet me një klub me emër në Europë, Liverpulin. Të dyja skuadrat janë përballur vetëm 1 herë në sezonin 2010-2011 në raundin e 32 të Ligës së Europës, me të kuqtë që u kualifikuan.
Karabaku Redon Xhixhës do të sfidojë kryesuesin e Bundesligës, Bajer Leverkusenin.
Goglat kanë vendosur kundër Romën me Brighton të Roberto De Zerbit, ndërsa Milani do të ndeshet me Slavia Pragën.
Sfidat e tjera janë Marsejë-Vijareal; Benfika-Rejnxhërs dhe Freiburg-Uest Hem. Takimet e para të raundit të 16 do të luhen më 7 Mars, kurse ato të kthimit më 14.