Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka pritur në Kryesinë e Kuvendit, Kryetarin e Parlamentit të Bullgarisë, Rossen Jeliazkov dhe delegacionin që e shoqëron, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Pas takimit, Kryetarja Lindita Nikolla dhe Kryetari Rossen Jeliazkov kanë dhënë një deklaratë për përbashkët për mediat.
Gjatë fjalës së tij, kryeparlamentari i Bullgarisë, Jeliazkov është shprehur se brenda një viti, Shqipëri-Bullgari do të kenë një linjë të rregullt ajrore.
Rossen Jeliazkov: Folëm dhe për mundësitë për nxitjen e investimeve, për mundësitë që do të na japë Korridori Numër 8 për intensifikimin e marrëdhënieve. Jemi të kënaqur sepse Korridori 8 është pjesë e sistemit evropian. Folëm dhe për këtë sepse në kuadrin e një viti, do të kemi një linjë të rregullt ajrore, diçka për të cilën punojmë fort në bazë të modelit të qëndrueshëm të biznesit. Kjo do të japë një potencial për zhvillimin e turizmit, si dhe për shkëmbim mallrash.
Më tej, kryeparlamentari i Bullgarisë ka zbardhur disa nga çështjet që janë diskutuar në takimin me Nikollën.
Rossen Jeliazkov: Patëm një dialog intensiv dhe interesant. Nënvizuam marrëdhëniet tona edhe në kontekstin e procesit të integrimit në BE, edhe në kontekstin e sfidave para rendit ndërkombëtar, folëm dhe për aspektin parlamentar të marrëdhënieve. Mes 2 vendeve tona nuk ka çështje të hapur, dialogu politik është në një nivel më të lartë. Ishte konfirmuar edhe sot, edhe me anë të ftesës që Nikolla pranoi të zhvillojë në Sofje. Konkluzionet e Komisionit Evropian sa i përket indikatorëve të përparimit të Shqipërisë, të përkrahur nga ana jonë. Shqipëria ka përkrahjen e palëkundur të Bullgarisë. Shqipëria është kampioni i rajonit, ajo përmbush të gjitha detyrimet e politikës së jashtme, ka një pozicion të palëkundur për luftën në Ukrainë dhe përmbush detyrat e saj për nismat rajonale. Morëm konfirmim për garantimin e të drejtave të minoritetit bullgar në Shqipëri, vlerësojmë përpjekjet për këtë dhe përkrahim dhe më fort rrugëtimin evropian të Shqipëri.
Në fund të fjalës, Jeliazkov është shprehur i kënaqur për të intensifikuar marrëdhëniet dhe për të përforcuar lidhjet Shqipëri-Bullari.
Rossen Jeliazkov: Sot, me grupin e miqësisë Bullgari-Shqipëri jemi të kënaqur për mundësinë që të zhvillojmë dialogun politik dhe do të vazhdojmë komunikimin në nivel parlamentar për intensifikimin e marrëdhënieve për të përforcuar lidhjet mes vendeve tona.