“Jemi në fillimet e një ndryshimi rrënjësor dhe shumë të shpejtë në Ballkanin Perëndimor”. Kështu u shpreh komisioneri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi në samitin BE-Ballkani Perëndimor, duke njoftuar planin e Bashkimit Europian i cili do të vazhdojë deri në vitin 2027 për dyfishimin e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Tirana është kthyer në një pikë takimi për të gjithë rajonin dhe për të shtyrë përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së. Edhe pse po afrojmë fundin e mandatit dëshirojmë të lemë pas diçka serioze, të jetë e prekshme dhe e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afat mesëm për procesin e zgjerimit që nuk ka të bëjë me kapitujt e legjislacionit. Por është proces integrimi, që do të thotë se shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE. Që do të thotë se BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet që sjellë anëtarësimi para se vendet tuaja të bëhen anëtare të BE-së. Është plan ambicioz. Do të vazhdojë deri në 2027. Kemi besim të plotë te vendet e BP se ju do të arrini t’i merrni të mirat që sjell ky plan, i cili ka mundësi për të dyfishuar ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për 10 vitet ardhshme. Ajo që ju po shihni tani para është shumë më shumë se ajo që do të kemi mundësi të shikojmë. Tashmë për për planin e rritjes të gjitha vendet e rajonit, duan pronësinë e këtij plani, por duhet të ecni para vetë me shpejtësi dhe të arrihen rezultate për ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional. Ky plan do të funksionojë nëse aplikoni rregullat e BE, në rast se i pranoni këto rregulla dhe pastaj të bëheni pjesë e tregut të vetëm përpara se të bëheni shtete anëtare”.
Në fjalën e tij ai tha se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të përfitojnë nga plani i rritjes ekonomike të BE-së. Përveç 30 miliardë eurove, ai kërkoi nga institucionet financiare që të japin edhe 6 miliardë euro të tjera për rritjen ekonomike dhe vendet e punës në rajon.
“Dëshira e tretë është një dëshirë që e shpreh për partnerët e institucioneve financiare, përveç 30 miliardë euro kërkojmë të na jepni edhe 6 miliardë euro për shtete anëtare. 19 % që do të ofrohen do të merren deri në 2027. Këto para do të bëhen pjesë e ekonomisë, për vendet e punës e rritjen ekonomike dhe këto para do të arrijnë nëse ju si institucione financiare tregoheni të shpejtë që do të thotë se BEI, BERZH e FMMN të përshpejtojnë punën e të tregoheni më të shpejtë se më parë. Jemi në fillimet e një ndryshimi rrënjësor e shumë të shpejtë në Ballkanin Perëndimor”.