“Anëtarësimi i Shqipërisë do të vijë pas 5 vitesh apo pak më shumë se kaq”, kështu është shprehur kryeministri i vendit, Edi Rama në një konferencë të përbashkët për mediat së bashku me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.
Gjatë fjalës së tij referuar bllokimit të negociatave nga ana e Greqisë për çështjen “Beleri”, kryeministri Rama është shprehur se nuk duhet të mërzitemi se dikush po na bllokon, por të bëjmë punën dhe të funksionojmë si një shtet anëtar i BE-së.
Edi Rama: Dua të shtoj asaj që tha Komisioneri që ka të bëjë me thelbin dhe jo me procedurën. Ne vazhdojmë të punojmë çdo ditë me Komisionin si të ishim duke negociuar çdo gjë që duhej negociuar në këtë fazë. Komsioneri po na ndihmon të kuptojmë se për çfarë duhet të jemi gati. Kemi nisur dhe jemi të kënaqur me rezultatet e modelit të Inteligjencës Artificiale. Kjo do të na bëjë të fitojmë shumë kohë dhe kur procesi të hyjë në fazën tjetër, do të jemi më të përparuar.
Në Planin e ri të Rritjes ka tregues shumë të qartë për atë që vendet duhet të bëjnë së brendshmi. Më së shumti është Shteti i së Drejtës. Ne kemi ecur më shumë se çdo vend tjetër sa i takon reformave. Me sistemin e drejtësisë, ne kemi bërë shumë dhe kjo na dha shumë avantazh kur erdhi puna për të marrë vendimin. Mos harroni se ne ishim të bllokuar dhe Komisioni ka luftuar shumë me shtet anëtare për të nisur negociata para se i nisëm aktualisht. U bllokuan për shkak të politikave të brendshme.
Por a humbëm kohë? Jo nuk humbëm. Ashtu si tregojnë faktet, ne kemi punuar dhe punuar. Anëtarësimi do të vijë, shpresoj dhe uroj pas 5 apo pak më shumë vitesh apo në mos më gjatë se kaq dhe pastaj duhet të shqetësohemi se dikush po na bllokon apo të mërzitemi se nuk po ulemi rreth tryezën. Por jo tani. Ne duam të bëjmë punën. Të jemi gati si një shtet anëtar i BE-së në mënyrën si funksionojmë në 2030-ën. Nëse një vend na do apo jo, ky është problem tjetër. E rëndësishme që BE-ja të funksionojë këtu që vendi të jetë si një shtet i BE-së në sundimin e ligjit dhe në çdo gjë tjetër.