Policia ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin masiv të ndodhur pasditen e sotme në një zonë industriale në Lushnje.
Njarja ka ndodhur në orën 16:05 tek “Rrethrrotullimi i Plasmasit” në një kapanon në ndërtim, ku një vinç ka prekur aksidentalisht linjën e tensionit të lartë.
Për pasojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm duke i marrë jetën një punëtori i quajtur Landi Verçani dhe duke plagosur 8 të tjerë, mes tyre dhe deputetin Bujar Çela.
Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje kritike shëndetësore dhe raportohet se është pronari i objektit që po ngrihej.
“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”, raporton Policia.