48-vjeçari me iniciale E.Ç. ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar që të vrasë ish-vjehrrin e tij 68-vjeçar.
Uniformat blu njoftojnë se i arrestuari me makinën që drejtonte ka përplasur me dashje biçikletën me të cilën lëvizte në korsinë e dedikuar për këto mjete, ish-vjehrrin e tij me iniciale A.U. ditën e djeshme (02.03.2024) në Shkodër.
I aksidentuari paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Automjeti që drejtonte 48-vjeçari është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.