Një e dashur e re për Kylian Mbappé? Me sa duket po, gjithçka të shtyn në këtë përfundim dhe gazetat spanjolle e franceze po i kushtojnë shumë vëmendje. Edhe në rrjetet sociale madje, thashethemet kanë filluar të shtohen. Sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe lojtari i ardhshëm i Real Madrid ka nisur një lidhje me Lola Índigo.
Ajo është një këngëtare dhe balerinë spanjolle të cilën, siç e kanë vënë re disa përdorues të Instagramit, futbollisti francez ka filluar ta ndjekë në ditët e fundit. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por Mbappé ndjek vetëm 413 profile dhe pothuajse të gjitha janë profile zyrtare të klubeve sportive apo futbollistëve dhe sportistëve në përgjithësi. Ndaj ndjekja e tij mund të konsiderohet më shumë se një e dhënë. E pas atij të Kylian, ka mbërritur edhe ‘follow’ i Lola Índigo, fakt që ka shtuar spekulimet për një lidhje mes të dyve…
Një detaj është se Índigo ka preferencë për futbollistët dhe është një mikeshë e Vinicius Junior, shoku i ardhshëm i skuadrës i Kylian. Kështu, lidhja është edhe më e perceptueshme, duke qenë në mes braziliani.
KUSH ËSHTË LOLA ÍNDIGO
Miriam Doblas Muñoz (lindur më 1 prill 1992), e njohur profesionalisht si Lola Índigo, është një këngëtare dhe kërcimtare spanjolle. Ajo u bë e famshme në vitin 2017, kur mori pjesë në serialin e nëntë të konkursit spanjoll të talenteve televizive të realitetit Operación Triunfo. Ajo ishte pjesëmarrësja e parë që u eliminua nga talent shoë. Çuditërisht, pas daljes nga spektakli, këngëtarja nënshkroi me Universal Music dhe publikoi këngën e saj debutuese “Ya No Quiero Ná”, e cila u shndërrua në një hit në Spanjë, duke u ngjitur në vendin e tretë në tabelën muzikore PROMUSICAE dhe duke shitur më shumë se njëqind mijë kopje. Karriera e saj e shkurtër por intensive muzikore i ka dhuruar asaj çmime të shumta si një çmim MTV Europe Music për Best Spanish Act në vitin 2019.