Aktualitet “Më kapi prej duarsh”, Elia Zaharia dhe babai i saj akuza Princ...

“Më kapi prej duarsh”, Elia Zaharia dhe babai i saj akuza Princ Lekës: Ishte ai që na sulmoi

Është zbardhur edhe dëshmia e Gjergj Zaharias, ish-vjehrrit të Princ Lekës. Ai ka deklaruar në Polici se nuk e ka goditur i pari, duke vënë theksin dhe tek fakti se është i moshuar.

“Ishte Leka ai që më sulmoi dhe më goditi i pari. Unë jam vetëmbrojtur”, mësohet të ketë thënë 71-vjeçari.

Ndërkohë ish-bashkëshortja e Princit, e cila po ashtu ka bërë një kallëzim në komisarit, është shprehur: “Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur”.

Deklaratat e tyre janë tërësisht kontradiktore me atë të Princ Lekës, i cili e përshkroi situatën si një sulm fizik ndaj tij në momentin që po takonte të bijën, Princeshën Geraldinë.

Policia në njoftimin zyrtar thotë se kallëzimi për dhunë është kryer nga të dyja palët. Pritet që të zbardhet e vërteta mbi ngjarjen aspak të zakontë.