Extra Mamaja e Heidit i shkruan Sarës, mesazhi i ëmbël që kishte për...

Mamaja e Heidit i shkruan Sarës, mesazhi i ëmbël që kishte për përjashtimin e saj

Ish-banorja e BBV3 Sara Gjordeni ka postuar në Instastory një mesazh që nëna e Heidit i ka shkruar asaj.

Nëna e Heidit i shkruan se “i vjen keq që doli nga shtëpia sepse i jepte shumë gjallëri”. Madje ajo e uron që të ketë shumë suksese dhe i dërgon përqafime.

Sara nuk ka ngurruar t’i përgjigjet me fjalët më të bukura që mund t’i thuash një nëne për fëmijën e saj.

“Ke një vajzë FANTASTIKE! Aq sa njeriun më të shtrenjtë e lash në ‘dorë’ të saj. Emrin e Heidit e kam përmendur në çdo emision si fituese. U kam thënë publikut të mos e nënvlerësojë. Të përqafoj fort dhe të uroj vetëm të mira e që Heidi t’ua gëzojë zemrën”, ishte mesazhi që i ktheu Sara.

Që prej daljes nga shtëpia, Sara ka qenë mjaft aktive jo vetëm në rrjetet e saj sociale, por dhe në intervistat televizive që ajo ka dhënë, duke treguar të shkuarën e dhimbshme, por edhe duke folur me fjalë zemre për Bardhin, për të cilin ka thënë se do e presë për të vazhduar lidhjen.