Aktualitet Vdes 42-vjeçarja shqiptare në Itali, u përplas nga një shofer 18-vjeçar që...

Vdes 42-vjeçarja shqiptare në Itali, u përplas nga një shofer 18-vjeçar që po mësonte makinën

Helikopteri në vendin ku ndodhi aksidenti

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 42-vjeçareje shqiptare ka ndodhur në Itali.

Aksidenti ka ndodhur në Villafranca, ku e reja u përplas nga një shofer fillestar, i cili ishte duke mësuar makinë.

Sipas mediave italiane, viktima e aksidentit është shqiptarja Edmonda Boka, e cila sapo zbriti nga makina e saj, kur u përplas nga një mjet tjetër që drejtohej nga një 18-vjeçar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca së bashku me një helikopter, por nuk kanë mundur të mbajnë në jetë shqiptaren.

Mjeku që ndodhej në bordin e helikopterit vetëm sa konfirmoi se vajza kishte ndërruar jetë, si pasojë e përplasjes së fortë.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit që i morën jetën shqiptares, ndërkohë që është ndaluar përkohësisht shoferi që shkaktoi tragjedinë për familjen Bokës.