Debatet janë ndezur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri fill pas spektaklit të së martës. Kryefjala ka qenë ndarja e Romeo Veshajt me Heidi Bacin, ngjarje që ka bërë që banorët e tjerë t’i ktheheshin kundër aktorit.
Mes tyre, ka qenë moderatorja Erjola Doçi, ajo që i ka përmendur edhe njëherë lidhjet e tij jashtë shtëpisë, duke e akuzuar si përdorues të femrave. Pikërisht në këtë moment është përfshirë edhe gazetarja Ledjona Xheladinaj.
DEBATI MES TYRE:
Erjola: E di ça më ka thënë, nëse ti del kundër meje, do të të përdor hallvën. Po më shantazhon i thashë. Ja ku e bëre * e pështyn… Ti bën plane sikur ndahesh duke përdorur gocën e huaj. Je bërë ti i zi. Do tentosh ta mbash tani me zor. Që të të shitet në Itali dhe Shqipëri.
Romeo: Ti nuk je normale moj
Ledjona: Një pyetje kam, edhe në jetë kështu shkon, duke përdorur ndonjë femër? Kështu ecën?
Romeo: Jeni të ulët.
Erjola: Ti s’ke një jetë. Nuk e shet për një lajm. Nuk e shet.
Romeo: Ajo është mosmirënjohëse.
Erjola: Mos u merr me femrat e tjera, merru me atë që i ke bërë gocës së huaj. O Romeo, viji gishtin kokës. S’ka lidhje 28 vjeç, edhe 40 kështu je ti. Nuk do të thotë që s’jam e kthjellët se nuk mendoj si ti. Të të vijë zor ty nga vetja. Ajo goca është përdorur nga ty. Turp të të vijë, kapi fansat e Italisë. Ty të intereson tregu italian i asaj vajzës. Të intereson fama, siç ta kam cekur, pika jote e dobët dhe e fortë janë femrat.