Një ngjarje horror ka ndodhur sot në Krujë. Një nënë 42-vjeçare ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të porsalindur.
Policia njofton se 42-vjeçarja e ka lindur foshnjen rreth mëngjesit të ditës së sotme në ambientet e banesës së saj dhe ka ngritur pretendimin se fëmija kishte lindur pa shenja jete.
Më pas, ajo e ka futur në qese dhe e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.
Pas marrjes së informacionit për ngjarjen, policia nën drejtimin e Prokurorisë ka ndaluar 42-vjeçaren me iniciale L.K., banuese në Tapizë për veprën penale “vrasja e foshnjes”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.