33-vjeçari shqiptar, Aleks Mhillaj është viktima e tretë e aksidentit të rëndë të regjistruar në Itali. Nga ky aksident humbën jetë 23-vjeçarin Marin Kola dhe 27-vjeçari, Blerim Miha.
33-vjeçari u gjet i vdekur dy ditë pas aksidentit tragjik, rreth 300 me larg vendit të aksidentit, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur kunati i tij Enrik Nikolla 27 vjeç nga Lezha. Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë, doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.
Makina tip “BMW” e zezë, me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur. Njëri prej shqiptarëve ka mundur të dalë nga dritarja, ndërsa 23-vjeçari dhe një tjetër kanë qenë brenda në mjet ku më pas është përfshirë në flakë.
Aksidenti tragjik ku humbën jetën dy të rinjtë shqiptarë ndodhi në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni mbrëmjen e 16 marsit.