Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia Klea Gjatën, mikeshën e Laert Haxhiut.
Gjyqtari Erjon Bani zëvendësoi masën e sigurisë “arrest në burg” në “ndalim të daljes jashtë shtetit”.
Klea Gjata qëndronte në paraburgim prej shtatorit të vitit të kaluar, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani.
Ajo akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “moskallëzim krimi”.
27-vjeçarja nga Lushnja u arrestua pas zbërthimit para hetuesve të Tafanit, i cili rrëfeu 6 vrasje të kryera nga grupi.