Aktualitet Gjykata turke liron nga burgu Ibrahim Licin

Gjykata turke liron nga burgu Ibrahim Licin

Pas më shumë se një muaji nga arrestimi i tij në Stamboll, gjykata turke ka liruar nga qelia Ibrahim Licin.

Vendimi për lirimin e tij është marrë pak ditë më parë dhe u është komunikuar autoriteteve shqiptare të cilat prej javësh kishin dorëzuar dokumentacionin për ekstradimin e tij.

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Ibrahim Lici prej kohësh fshihej në Turqi, aty ku dhe u arrestua pasi është vënë nën akuzë për vrasjen e Endri Mustafës në vitin 2021.

Përfshirja e tij në atë ngjarje u pohua dhe nga 15-vjeçari i arrestuar i cili sipas prokurorisë dhe policisë dyshohet se bashkëpunoi me 31-vjeçarin Lici në vrasje.