Aktori i humorit, Albano Bogdo, në një bisedë me konkurrentët e Fermës Vip, ka folur për divorcin e prindërve dhe barrën e rëndë që i ra mbi supet për familjen, që në moshën 12-vjeçare.
Pas ndarjes së prindërve, Bogdo shprehet se u detyrua të hiqte dorë nga fëmijëria dhe të bëhej burri i shtëpisë.
Ai tha se dy muaj pas divorcit të prindërve, dilte buzë detit duke shitur akullore e banane për 12 orë në ditë.
“Kam qenë 12 vjeç kur u divorcuan prindërit. Motra, vëllai 6 muajsh. Kur divorcohen prindërit, kur je 12 vjeç, e kupton gravitetin e situatës, se të vijnë këta gjigandët dhe të thonë ‘je ti burri i shtëpisë tani’ të traumatizojnë, të trembin.
Je një fëmijë që luan piano, lexon Dostojevskin, e këtej të thonë je burrë i shtëpisë tani duhet të punosh. Të heqin nga fëmijëria, nuk të lënë të shijosh as pubertet as adoleshencë as asnjë gjë dhe bëhesh burrë menjëherë.
Dhe unë nga fëmijë i vogël, pas dy muajsh isha hajde banane hajde akullore në anë të detit, nga 7 e mëngjesit deri në 7 të pasdites”, tha Bogdo.