Për herë të parë Barometri në Euronews Albania ka realizuar një pyetësor që bën bashkë mendimin e qytetarëve edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë.
Shqiptarët në të dy anët e kufirit janë pyetur për pëlqyeshmërinë që kanë për liderët e politikës në të dy vendet, për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes dy vendeve, qytetarëve të tyre dhe qeverive.
Të pyetur për pëlqyeshmërinë për liderët e politikës së Kosovës në Shqipëri, ajo që kryeson është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
78.2 % e qytetarëve shqiptarë të pyetur kanë mendim pozitiv për Vjosa Osmanin.
Pas saj në pëlqyeshmëri në Shqipëri renditet kryeministri Albin Kurti, me 77.5 % të qytetarëve që kanë mendim pozitiv për të.
Ndërsa Ramush Haradinajn e pëlqejnë 63.6 % e të pyeturve në Shqipëri, Hashim Thacin 59,2 %, Memli Krasniqin 13,7 %, Glauk Konjufcën e pëlqejnë 11.7 % dhe Ludmir Abdixhikun 7.3 % e shqiptarëve të pyetur.