Manchester City-Arsenal, ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në Premier League, e cila pritej të vendoste shumë në rrugën për titull kampion këtë sezon në Angli, është mbyllur pa gola.
Dy skuadrat zhvilluan një lojë me ritëm tejet të lartë, por pa emocionues, duke e ndarë nga një pikë nga ky takim i rëndësishëm.
Ndërkohë, nga kjo përballje direkte përfitoi Liverpool-i, i cili më herët arriti të përmbysë Brighton duke fituar 2-1.
Tashmë, teksa janë luajtur 29 javë, Liverpool-i udhëheq renditjen e Premier League me 67 pikë, Arsenali 65, ndërsa në vendin e tretë renditet City me një pikë më pak.