Gjykata Lartë ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit.
Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Berisha duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Pasuritë në fjalë u vunë nën sekuestro me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për ish-kompleksit “Partizani”, ku Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.