Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1997 për vrasje të dyfishtë është arrestuar nga policia italiane në qytetin e Materas.
Në kuadër të operacionit të koduar “Verdikti”, si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale, me Policinë e Materas u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi në Shqipëri i shtetasit Gjovalin Lesi.
Gjykata e Mirditës, në vitin 1998, e ka dënuar shtetasin Gjovalin Lesi, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Më datë 21.10.1997, në Rubik, pas një konflikti për motive të dobëta, ai ka vrarë më armë zjarri kallashnikov, kunatin dhe motrën e tij, përkatësisht shtetasit A. Gj. dhe M. Gj.