Një 50-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pas vdekjes së punëtorit i cili ra nga lartësia ditën e djeshme. Policia thotë se ai është administratori i kompanisë që kryente punime në një objekt te Kodra e Diellit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë””, tha policia.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje humbi jetën një 55-vjeçar. Ai u dërgua në spital, por për shkak të dëmtimeve të mëdha nuk mundi të mbijetonte.